Ndërpritet sërish furnizimi me ujë në Vlorë, Ujësjellësi njofton për një vjedhje

Ndërpritet sërish furnizimi me ujë në Vlorë,

Ndonëse defekti i shkaktuar në tubacionin kryesor të Ujësjellësit arriti të riparohej, sërish një pjesë e Vlorës mbetet akoma pa ujë në prag të ndërrimit të viteve.

Dhe shkaku, sipas Ujësjellës Kanalizimeve të Vlorës, është vjedhja e saraçineskës, në stacionin e ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, pranë Stacionit të Trenit të Mallrave.

Sipas njoftimit, vjedhja e saracineskës së stacionit, ka bërë të pamundur funksionimin normal të rrjetit të shpërndarjes duke lënë pa ujë lagjen “24 Maji”, zonën e Petroliferës,  zonën e TEC-it, Portin e Peshkimit dhe Zvërnecin.

Ky defekt i ri në rrjetin e ujësjellësit pason atë që la për 5 ditë pa ujë qytetin, situatë që shkaktoi revoltën e banorëve, që protestuan jo vetëm në sheshin para Bashkisë së Vlorës, por hynë edhe në mjediset e Teatrit “Petro Marko” atje ku autoritetet vendore kishin vendosur të organizonin një mbrëmje gala.

EMISIONET