Ju flet Moska - Stërvitje zbarkimi amerikan në Durrës në rast pushtimi serbo-rus të Shqipërisë

Stërvitje zbarkimi amerikan në Durrës në rast pushtimi serbo-rus të Shqipërisë ishte tema e kësaj të hënë në "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Kjo ardhje e madhe trupash amerikanë në vendin tonë bëhet për mbrojtje nga një armik. Në këtë rast nënkuptohet Rusia. Gjenerali amerikane që mbajti fjalim në Durrës tha se është përqendrimi më i madh i trupave stërvitore qysh nga koha e zbarkimit në Normandi. Stërvitja është njoftuar zyrtarisht me përdorim municion luftarak dhe me manovra automjetesh.

Ky përqendrim në Durrës nuk është diçka rastësore. Kjo sepse nënkuptohet se ushtria ruse ka ardhur në Shqipëri. Në këtë situatë lufte po zbarkojnë në Durrës. Sigurisht që rusët do të kenë mbështetjen e serbëve. Rusia kërkon që të dalë në detin Adriatik përmes dy rrugëve, nga Bullgaria dhe nga Serbia.

Lindin në disa pyetje këtu. Se këto stërvitje bëhen me seriozitet dhe kur do të përballesh me një armik. Rruga më e shkurtër e rusëve është përmes Detit të Zi ose përmes Serbisë. Bullgaria është hallka e dobët e NATO-s si një vend pro-rus.

Po zbarkuan rusët në Detin e Zi, bullgarët do të hapin rrugën dhe Maqedonia ka një pjesë pro-ruse dhe i bie që ushtria ruse del lehtësisht në kufirin me Shqipërinë dhe ne jemi e vetmja pengesë në këtë pikë. Por dihet se sa pengesë mund t'i bëjmë ne si ushtri.

Bullgaria është anëtare e NATO-s, por megjithatë është një vend me qasje të dyfishtë, sepse kur bie puna për luftë do të jenë në anën e rusëve. Prandaj amerikanët ku zbarkojnë në Durrës, e kanë parasysh këtë gjë dhe do të kundërshtohet një gjë e tillë. Ky është qëllimi i pathënë i kësaj ardhjeje të ushtrisë amerikane në vendin tonë.

EMISIONET