Tërmet 3.9 ballë, sizmologu: S’ka vend për panik, Elbasani është zonë sizmike! Duhet të mësohemi me idenë e tërmeteve si ai i 2019-ës

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë të dielën në Tiranë dhe në Elbasan. Shqipëria u godit dje nga lëkundje të forta tërmeti të cilat u ndjenë në Elbasan dhe Tiranë.

Tërmeti me magnitudë 3.9 ballë është regjistruar 10 km larg Elbasanit dhe 31 km larg Tiranës.

Për të mësuar më shumë lidhur me rikthimin e aktivitetit sizmik në vendin tonë, në studion e lajmeve në “Ora News” ishte sizmologu Edmond Dushi.

“Konkretisht, sa i përket lëkundjeve të djeshme, Shqipëria nuk është e rrezikuar në tërësi. Zona në fjalë ka përjetuar këto lëkundje që thatë dhe ju, por këto janë krejt të natyrshme për zonën e Elbasanit, pasi është një nga zonat që ka aktivitet të lartë sizmik. Duhet thënë se që nga viti 2019-të që është regjistruar edhe tërmeti i Durrësit, duhet thënë që në atë zonë janë regjistruar rreth 11 tërmete, apo mikrotërmete me magnitudë mbi 3.

Duhet të theksoj se nuk ka pasur përvijim të aktivitetit, edhe pse ne po e monitorojmë gjatë gjithë kohës, por duhet të theksoj se historikisht ka pasur tërmete në zonën e Elbasanit dhe ky historik tregon qartë që zona pritet të jetë aktive herë pas here, dhe ne duhet të jemi të informuar për këtë gjë.

Nuk kemi të dhëna për tërmete në të ardhmen me magnitudë të lartë mbi 7 ballë.

Tërmeti nuk njeh kufij, pasi godet diku jashtë kufijve, por mund të impaktojë dhe zona në territorin e Shqipërisë.

Në kemi tashmë pas tërmetit të vitit 2019 pajisjet e informacionit real time për tërmetet, i cili ka të mirat dhe të metat e tij.

Ndërsa njerëzit bëjnë mirë të mendojnë që mund të përsëritet një histori e tillë si ajo e nëntorit 2019, sepse duke qenë një vend sizmik, ne gjithmonë duhet të jemi të fokusuar se ne e kemi këtë rrezik, dhe njerëzit duhet të jenë koshientë për këtë gjë.

Edhe mediat kanë rëndësinë e tyre, por natyrisht që aktiviteti i fundit sizmik nuk është ajo që ne presim, apo të parashikojmë se mund të presim lëkundje të tjera”, u shpreh ndër të tjera sizmologu Edmond Dushi.

edmond dushi lili saraçi sizmologu

EMISIONET