Shqipëria ende në rrezik nga cikloni? Anira Gjoni: Do të jetë një javë me reshje më të lehta

Në një lidhje në "Skype", me studion e lajmeve në "Ora News", për të folur rreth motit në vazhdim, në Shqipëri, pas ciklonit "Kiara", ka qenë Inxhinierja e Mjedisit në IGJEUM, Anira Gjoni.

"Gjatë fundjavës, u përballëm me reshje intensive dhe erë të fortë, si pasojë e prekjes së vendit tonë nga një degë e ciklonit "Kiara".

 Sot kemi qetësimin e situatës, rikthimin e normalitetit dhe nuk do të kemi reshje gjatë ditës së hënë dhe të martë, përveç ndonjë reshje shumë lokale në zonat malore të thella.

Ditën e mërkurë, presim që të kemi rikthimin e reshjeve, jo të niveleve që u përballëm gjatë ditës së premte, por do të jenë në nivele mesatare, dhe do të përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Ditën e enjte, presim që të mos kemi reshje, ose të kemi por të jenë të dobëta dhe lokale.

Ditën e premte, kemi rikthimin e reshjeve në të gjithë territorin.

Edhe e shtuna, gjithashtu, do të shoqërohet me reshje të dobëta.

Praktikisht, do të jetë një javë me reshje. Ndërkohë që era do të jetë e lehtë, mesatare dhe jo e fortë, siç u përballëm në fundjavë", u shpreh Anira Gjoni.

lili saraçi anira gjoni

EMISIONET