Tjetër tërmet i fortë trondit Greqinë, ndjehet edhe në Shqipëri

Një tjetër tërmet i fortë trondit Greqinë.

Një ditë pas tërmetit me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, pak minuta më parë shteti helen u shkund nga një tjetër lëkundje sizmike me magnitudë 5.9.

Lexo edhe: Tërmetet e fuqishme në Greqi/ Çfarë paralajmëron sizmiologu turk

Epiqendra ka qenë sërish pranë qytetit të Larisas, ndërsa thellësia e tij ka qenë vetëm 11 km.

Nuk ka raportime për dëme në njerëz apo materiale, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri.

Më të forta ato kanë qenë në pjesën jugore dhe juglindore të vendit.

Lexo edhe: Tërmeti i fuqishëm në Greqi pa viktima, por me dëme të shumta materiale

Rajoni Lajme Greqi Lajmi i fundit Greqi termet

EMISIONET