Tjetër aksident në minierën e Bulqizës, minatori në gjendje të rëndë niset drejt Tiranës

Tjetër aksident në minierën e Bulqizës, minatori në

Një tjetër aksident i rëndë u shënua në minierën e Bulqizës. Një minator 55-vjeçar mbeti i plagosur rëndë duke punuar në një galeri. Pak ditë më parë tre vajza mbetën jetime në Bulqizë, pasi babai 49-vjeçar humbi jetën nëntokë.

Një minator 55-vjeçar u aksidentua këtë të hënë në galeritë e minierës së Bulqizës.

Agron Gjeta, sipas burimeve ka qenë duke punuar në nëntokë kur është goditur nga një gur.

Ai është arritur të nxirret nga kolegët, të cilët e kanë dërguar për ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Por plagët që ka marrë minatori raportohen se janë të rënda, ndaj është sjellë në spitalet e kryeqytetit për mjekim të specializuar.

Policia e Dibrës, në njoftimin paraprak nuk ishte në gjendje të jepte detaje për rrethanat e aksidentit në galeritë e një kompanie private, ku u rrezikua jeta e tjetër punëtori të nëntokës.

Të mërkurën një 49-vjeçari, Fiqiri Karaj, baba i tre vajzave humbi jetën si pasojë e një aksidenti në një minierë private në zonën D të Bulqizës.

Minierat janë një nga vendet më të rrezikshme të punës në Shqipëri, pasi në vazhdimësi ka aksidente të rënda.

Të paktën 5 minatorë kanë humbur jetën përgjatë vitit 2020 në miniera, ku aksidenti më i rëndë u shënua në Selishtë të Dibrës me tre viktima.

Në 5 vitet e fundit, përllogaritet se janë më shumë se 30 minatorë që kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë janë plagosur nga aksidentet në galeri.

LEXO EDHE

Pa çati mbi kokë e fukara sa s’ka më, Humbi jetën në minierë, la gruan e tre vajzat jetime

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike bulqize aksident ne miniere

EMISIONET