VIDEO/ Publikohet traileri i videolojës GTA VI, mësohet data e daljes në treg

VIDEO/ Publikohet traileri i videolojës GTA VI, mësohet data e daljes

Pas shumë vitesh pritjeje, "Rockstar Games", ka publikuar trailerin e videolojës së shumëpritur “Grand Theft Auto 6” (GTA6), si dhe ka njoftuar se loja do të dalë në treg në vitin 2025.

Në ritmin e këngës "Love Is A Long Road", traileri i parë i “GTA 6” na prezanton me dy protagonistët: Jason dhe Lucía (që do të jetë protagonistja e parë femër e sagës). Të dy do të formojnë një çift të tipit “Bonnie & Clyde” dhe do të shkatërrojnë një Vice City që duket më i madh dhe më i gjallë se kurrë.

Traileri i “GTA 6” ka gjithçka që kemi ëndërruar: grafika mahnitëse, perëndim të diellit, shëtitje në plazh mes faunës lokale, bikini, makina sportive dhe festa në klube striptizmi. Por, këtyre u shtohen edhe bastisjet e policisë në laboratorët e drogës, TikTok-u ose aligatorët që hyjnë në dyqane ushqimore.

Ishte 17 shtator 2013 kur doli në treg “GTA V”. Në atë kohë, Donald Trump nuk ishte gjë tjetër veçse një shaka e përsëritur në “The Simpsons” dhe Putin nuk dukej i rrezikshëm. Mbyllja në shtëpi për shkak të një pandemie globale dukej utopi. Sigurisht që fansave të videolojërave nuk do i shkonte kurrë në mendje se GTA-ja e radhës do të prodhohej pas më shumë se 10 vitesh. Por, tani pritjes i erdhi fundi. GTA 6 ekziston. Faleminderit, Rockstar!

EMISIONET