Nuk keni nevojë për dy celularë, ja si të aktivizoni disa llogari në aplikacionin "WhatsApp"
Për ata prej jush që shpesh përdorin ende dy telefona të ndryshëm për të pasur dy llogari "WhatsApp", tani nuk keni nevojë të shqetësoheni.
Së fundmi platforma "WhatsApp" lëshoi zyrtarisht funksionin e llogarive të shumëfishta.
Kjo veçori ju lejon të përdorni dy llogari të ndryshme në një smartphone, me këtë funksion ju mund të ndryshoni llogaritë duke përdorur vetëm një aplikacion "Whatsapp".
Pra, si e përdorni këtë risi?
Sigurohuni që "WhatsApp" që dëshironi të përdorni të ketë marrë përditësimin më të fundit, përkatësisht versionin 2.23.20.76, përndryshe nuk do ta shijoni këtë veçori të re.
Hapni aplikacionin si zakonisht, shtypni tre pikat në këndin e sipërm djathtas të aplikacionit "WhatsApp" që keni hapur.
Shkoni te menyja "Cilësimet", dhe pranë emrit të llogarisë suaj, do të ketë një shigjetë poshtë (pranë kodit QR), shtypni atë dhe më pas do të shfaqet opsioni "Shto llogari".
Mund të futni emrin e shtetit, kodin e shtetit dhe gjithashtu numrin e "WhatsApp-it" që dëshironi të shtoni në smartfonin tuaj .
Shtypni "Next" dhe fusni emrin e profilit që do të shfaqet në llogari.
Shtypni "Next" ose "Vazhdo" dhe prisni derisa procesi i shtimit të llogarisë të jetë i suksesshëm.
U krye dhe menjëherë do të shkoni në faqen e llogarisë së re.
Nëse dëshironi të kaloni në llogarinë e mëparshme, mund të shtypni tre pikat në këndin e sipërm djathtas të aplikacionit "WhatsApp" dhe të zgjidhni "Ndërro llogari" ose "Ndrysho llogarinë".