Wanda Nara e ka tradhëtuar Icardin me Keita? Bashkeshortja e sulmuesit me ngjyrë e sulmon
Mauro Icardi dhe Wanda Nara vazhdojnë të jenë kryefjalë e mediave italiane edhe pse kontaktet me Serie A i kanë shkëputur vite më parë.
Përpara disa javësh qarkulloi lajmi i një tradhëtie të mundshme të bukuroshes argjentinase me Keita Balde në kohën që të dy luanin për Interin dhe konfirmimi vjen në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë nga bashkëshortja e afrikanit, Simona Guatieri.
Ata janë në një krizë të thellë pasi u publikuan lajmet për flirtin e Keita me Wanda Nara-n në një hotel të Dubait. Në një intervistë, Guatieri e pranon që është në krizë por refuzon të thotë që ka ardhur nga zërat e fundit edhe pse sulmon ashpër Wanda Nara-n.
“Ju siguroj që nuk do ta lejoj atë të hyjë në jetën time”, deklaron me ton të lartë bashkëshortja e Balde, e cila reflekton nervozizëm sa herë përmendet emri i Nara-s.