Vora synon qëndrimin në elitë, Vrapi: Forca jonë është grupi
Në një sezon sfidues, optimizmi është i lartë në kampin e Vorës.
Pavarësisht vështirësive në dy fazat e para të kampionatit, skuadra beson fort te mundësitë për të siguruar qëndrimin në elitë, duke u mbështetur te forca e grupit dhe te një avantazh i rëndësishëm në ndeshjet e mbetura.
Sipas futbollistit të Vorës, Jurgen Vrapi, brenda skuadrës konfirmohet se Vora ka krijuar një "grup shumë të mirë", një kombinim i talenteve të reja me lojtarë me përvojë disavjeçare në Superiore.
Kjo harmoni ka krijuar besimin se skuadra mund t'ia dalë mbanë "deri në fund" në arritjen e objektivave të saj.
"Po, normal. Ne, ne kemi një grup shumë të mirë. Kemi shumë lojtarë të rinj.
Aty brenda kemi edhe disa lojtarë që kanë, që kanë lozur me vite në, në superiore.
Edhe besoj që e kemi bërë një grup shumë të mirë dhe mendoj që mund t'ia dalim deri në fund.
Po, kemi tetë ndeshje, me nëntë më duket, e kemi në fushën tonë. Javën e ardhshme ështëme Vllazninë.
Pastaj është Egnatia. Po ne do japim maksimumin. Fusha jonë besoj që është shumë...
Normal që është e mundshme, duke qenë se ne kemi shumë ndeshje brenda dhe ne brenda domethënë nuk, nuk është se jemi rrafur. Me Tiranën barazim, me Partizanin fituam. Edhe besoj që kjo është një, është një kështu, avantazh për ne", u shpreh Vrapi.

