Fitorja e Tiranës me polemika, Haxhia: Loja la për të dëshiruar, arbitri bëri një gabim të pafalshëm

Tirana ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme, por performanca e saj në fushë ka lënë shumë për të dëshiruar, duke ngritur pikëpyetje mbi konsistencën e skuadrës.

Sipas një analize të detajuar të ndeshjes, nga drejtori teknik, Sokol Haxhia, në emisionin "Ora Sport", e vetmja gjë pozitive për bardheblutë ishin tre pikët e fituara, ndërsa loja u karakterizua nga një qasje mbrojtëse dhe vendime të diskutueshme të arbitrit.

"Unë, unë mendoj që Tirana sot, gjëja pozitive që pati janë vetëm tre pikët.

Po ta shihshe ndeshjen,  u çudita sepse në një moment lojën më duket se unë nuk isha në stadium, po e ndaloi arbitri për penallti.

Pastaj arbitri shkoi pa diçka që e kishte dy metra nga afër.

Për mendimin tim me atë që pashë unë, po nuk jam arbitër, nuk ka mundësi mos t'i jepet një penallti e tillë, sepse kishte kontakt, e preku te gjuri lojtarin, lojtari ishte duke, domethënë, duke u zbuluar me i gjuajtur portës.

Bën një lojë mbrojtëse. Thashë, gjëja pozitive e Tiranës në këtë moment janë pikët.

Këtë tre pikësh ja solli një gjë individuale e Xhixhës.

Sot pashë deri diku edhe tre-katër lojtarë të Mercatos së verës që bën diferencën sepse portieri,  Rafael, Vera, Tabeku, domethënë këto të katër e treguan veten.

Por Halili në mbrojtje,  Kostarikani në mbrojtje, Myzloviç, domethënë janë lojtarë që edhe Xhixha, janë lojtarë domethënë Tirana në këtë moment mund të themi që është riparuar te ato mungesa që kishte gjatë vitit.

Në fakt, është ekipi që në gjashtë ndeshjet e fundit, në qoftë se nuk gaboj, ka grumbulluar rreth 12 pikë.

Domethënë e vetmja që ka marrë më tepër është Vllaznia, ka marrë pesë fitore, një barazim, domethënë ka marrë 16 pikë. Kurse përsa i përket Egnatias, Egnatia ngelet domethënë skuadra si i thonë në Itali da batere, skuadra që duhet të duhet të rraur.

Jam dakord deri diku sepse edhe atë faullin në fund të ndeshjes, domethënë pa u u nis topi, dha një faull në favor të Tiranës.

Por mendoj domethënë që janë akoma edhe 14 javë. Domethënë janë janë edhe 42 pikë për t'u luajtur.

Kampionati po tregon që ato të katër të parat, janë sikur po bëjnë një kampionat tjetër", u shpreh Haxhia.

EMISIONET