Vllaznia mposht Partizanin dhe fiton titullin e 12-të kampion radhazi në historinë e futbollit të femrave

Vllaznia ka mposhtur Partizanin me rezultatin 2-0 dhe ka fituar titullin e 12-të kampion radhazi në futbollin e vajzave.
Shkodranet e patën të lehtë në “Arena e Demave” dhe pse finalja e Final Four u vendos me dy gola në pjesën e dytë.
Bajraktari fillimisht dhe e zakonshmja Doçi më pas, i dhanë kuqebluve një tjetër titull kampion.
Partizani luajti me dhe 10 lojtare për një pjesë të mirë gjatë 45 minutave të dyta, për shkak se gjyqtarja Rusa i tregoi kartonin e kuq Alvarengas.
Të dyja skuadrat u shfaqën të lumtura pas vërshëllimës përfundimtare.
Vllaznia do të përfaqësojë Shqipërinë në Champions, ndërsa Partizani në Ligën e Europës.

