VIDEO/ Gol dhe zëvendësim special, Jamie Vardy largohet me krenari nga Lecesteri pas 13 vitesh

Jamie Vardy ka luajtur dje ndeshjen e fundit në shtëpinë e Leicesterit ndaj Ipswich.
Sulmuesi i njohur në anglez shënoi golin e 200-të me Leicesterin, ndërsa luajti ndeshjen e 500-të.
Një zëvendësim special iu rezervua në minutën e 80-të.
Të gjithë shokët e skuadrës krijuan një tunel për ta nderuar.
Edhe pas vërshëllimës përfundimtare, duartrokitjet ishin të gjitha për sulmuesin që largohet pas 13 vitesh ku u fitua titulli historik kampion.
Leicesteri fitoi 2-0 ndeshjen ndaj Ipswich, që ishte e vlefshme për javën e parafundit të Premier Ligë.
Të dyja skuadrat do të jenë pjesë e Championship në edicionin e ardhshëm.

