“Vinicius nuk është viktimë e racizmit por e provokimeve të tij”

Ish-portieri i Kombëtares së Spanjës, Napolit, Lazios dhe Villarreal, Pepe Reina nuk e mendon si një pjesë e madhe çështjen e Vinicius, i cili u bë temë debati edhe një herë pas përplasjeve me tifozerinë e Valencias duke i akuzuar ata për racizëm. Reina ka një mendim të tijin që shtë shumë i qartë në këtë pikë:
“Shpesh herë nuk është vetëm racizëm. Nuk është se një tifoz është racist ose më pak racist sepse në shumë raste ata kapen me lojtarët për arsye të tjera. Na ka ndodhur të gjithëve, përfshirë edhe mua.
Si reflektim i përgjithshëm më duhet të them se sa më pak të provokosh tifozët, kundërshtarët dhe sa më pak të protestosh ndaj arbitrit, aq më shumë do të kesh respektin e të gjithëve”.

