Video/ UEFA zgjedh golin më të mirë të vitit, është roveshata e Taremit

Video/ UEFA zgjedh golin më të mirë të vitit,

UEFA ka zgjedhur golin më të bukur të vitit. Mes 10 kandidatëve të përzgjedhur, tifozët kanë votuar duke shpallur edhe fituesin e këtij vlerësimi.

Pas 600 mijë votimesh nga tifozët, UEFA shpalli golin e Mehdi Taremit si më të bukurin e sezonit dhe në fakt ashtu është. Bëhet fjalë për golin me roveshatë të lojtarit të Portos ndaj Chelseat në Champions League.

Goli i realizuar më 13 Prill tejkalon garën me rivalët e tjerë duke lënë pas atë që shënoi Lorenzo Insigne në Kampionatin Europian ndaj Belgjikës me një gjuajtje fantastike.

Ndërkohë goli i tretë më i bukur i përzgjedhur nga votuesit në sajtin zyrtar të UEFA-s, është ai i Kemar Roofe të Rangers i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm më 22 tetorin e kaluar nga mesi i fushës ndaj Standard Liege.

Kujtojmë që ky çmim rikthehet një vit më pas për t’u ndarë pasi në 2020 për shkak të pandemisë, UEFA nuk kishte shpallur kandidatura për golin më të mirë të vitit.

EMISIONET