E bujshme, Arsene Wenger rikthehet në stol për të marrë Zvicrën?

E bujshme, Arsene Wenger rikthehet në stol për të marrë

Zvicra është në kërkim të një trajneri për të pasuar Vladimir Petkoviç në krye të kombëtares.

Sipas gazetës më të madhe sportive në vend, “Blick”, drejtuesit e Federatës kanë një listë me emra të rëndësishëm për të zgjedhur dhe kryesori ose një ndër të preferuarit është Arsene Wenger.

Që prej vitit 2018, francezi është pa një punë si trajner që kur u largua nga Arsenali pavarësisht se ofertat për të nuk kanë munguar siç është kjo e Zvicrës.

Wenger për momentin është i angazhuar me FIFA-n, si shefi i zhvillimit global të futbollit dhe nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të punuar si trajner, ndonëse projekti për të ka shumë rëndësi.

Te Zvicra, Wenger do të gjente një kombëtare dhe një punë pa shumë presion dhe stress por një ekip që ka nevojë për riorganizim dhe rifreskim teksa Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin dhe kapitenët e helvetëve në Euro 2020.

Gjithsesi oferta për Wenger do të ishte me kohëzgjatje të shkurtër për të vijuar eliminatoret e Botërorit për Zvicrën deri në fund të këtij viti dhe potencialisht ndeshjet e plaoff në Marsin e 2022.

Wenger njihet si një nga trajnerët më me emër dhe fitues pasi drejtoi Arsenalin për 22 sezone dhe arriti të fitonte 10 trofe të rëndësishëm në krye të topçinjve.

 

EMISIONET