VIDEO/ Sulozeqi: E sotmja ishte një nga ndeshjet më të mira që ka bërë Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho
Kombëtarja shqiptare pësoi sot një humbje 0-2 ndaj Anglisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në ndeshjen e fundit të Grupit K për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Lojtarët kuqezinj u shprehën pas ndeshjes, se pavarësisht humbjes, ekipi tregoi një paraqitje të mirë, kjo dhe falë ngarkesës së lehtësuar nga kualifikimin për në turin Play-Off.
I njëjtin opinion thuajse ndanë edhe të ftuarit në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News”.
“E sotmja ishte një nga ndeshjet më të mira që ka bërë Kombëtarja e drejtuar nga Sylvinho”, tha gazetari Skerdilajd Sulozeqi.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”


