PLAY-OFF/ Nuk do ketë përballje shqiptarësh, Shqipëria dhe Kosova në vazon e 3-të

PLAY-OFF/ Nuk do ketë përballje shqiptarësh, Shqipëria dhe

Kjo e dielë ka zgjidhur shumë enigma sa i takon rrugëtimit të Shqipërisë dhe Kosovës në Play Off të Botërorit.

Nuk do të ketë një përballje direkte mes kuqezinjve dhe dardanëve, pasi ty dyja do të bëjnë pjesë në vazon e 3-të, çka do të thotë se është e pamundur të “përplasen”.

Triumfi i Irlandës ndaj Hungarisë dhe humbja e ekipit të Sylvinhos ndaj “3 luanëve” kanë hedhur poshtë të gjitha hipotezat.

FIFA do të publikojë renditjen zyrtare më 19 nëntor, ndërsa një ditë më vonë, më 20 nëntor në Nyon, Shqipëria dhe Kosova do të mësojnë rivalët e Play Off.

PLAY-OFF/ Nuk do ketë përballje shqiptarësh, Shqipëria dhe

Si funksionon play-off?

12 skuadrat e renditura të dytat nga grupet kualifikuese të zonës UEFA dhe 4 skuadrat më të mira nga Liga e Kombeve do bashkohen në një short. 16 skuadrat do ndahen në katër vazo (1,2,3,4) sipas renditjes në FIFA, që do të thotë se gjithçka është e hapur deri në ndeshjen e fundit kualifikuese. Ekipi i Sylvinhos ndodhet në vazon e tretë (3) në shortin play-off së bashku me Kosovën dhe kanë rivalë ekipe si Skocia, Çekia, Uellsi apo edhe Sllovakia.

UEFA ka vendosur që ekipet e vazos 1 të përballen me ato të vazos 4 (ekipet që vijnë nga Liga e Kombeve). Ndërsa ekipet e vazos 2 do përballen me ato të vazos 3. Në këtë fazë UEFA i jep përparësi ekipeve me koeficient më të lartë në renditjen mujore të FIFA-s dhe për rrjedhojë skuadrat e vazos 1 dhe ato të vazos 2 do i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi.

Duelet gjysmëfinale do jenë me një takim dhe nëse gjatë 90 minutave nuk ka fitues, ndeshjet shkojnë në shtesë dhe më pas me penallti. Fituesit që do dalin nga këto çifte (8 skuadra), do përballen në finalet me një takim sipas një shorti që veç rivalëve, vendos edhe vendin e zhvillimit të ndeshjes, pa preferenca nga koeficienti.

Këtu futen në lojë të teta skuadrat (nëse kualifikohet edhe Shqipëria). Pra në rastin më të mirë Shqipëria do ketë edhe dy takime në play-off e Kupës së Botës. Në rastin më të keq, do luajë vetëm një duel. Gjysmëfinalet play-off luhen më 26 mars, ndërsa ato finale më 31 mars 2026.

Ndarja momentale e vazove të shortit:

Vazo 1: Itali, Turqi, Poloni, Ukrainë

Vazo 2: Skoci, Çeki, Sllovaki, Uells

Vazo 3: Irlandë, Bosnjë Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë

Vazo 4: Maqedoni e Veriut, Rumani, Suedi, Irlandë e Veriut

EMISIONET