VIDEO/ Spektakël në superndeshjen e Premier, Arsenal thyen Manchester United në fund

VIDEO/ Spektakël në superndeshjen e Premier, Arsenal thyen Manchester

Fitore spektakolare e "Gunners" 3-2 në ndeshjen më të fortë të kësaj fundjave në Premier League. Klasike e vërtetë në “Fly Emirates” mes kryesuesve të Arsenal të vendosur nën presion nga fitorja e Manchester City dhe skuadrës së Ten Hag, Manchester United që i ka shkaktuar humbjen e vetme sezonale ekipit londinez deri në këto momente.

Nketiah në fundin e ndeshjes ndezi “zjarrin” e festimeve me një gol q[ zhbllokoi sfidën e mbërthyer në barazim 2-2. Aksion i rrjedhshëm me një harkim të Zioncenkos që pasoi në qëndër dhe sulmuesi afrikan shënoi të tretin. Moment fantastik për të besuarit e Michel Artetas.

Fillimisht Rashford me një supergol dhe Nketiah 6 minuta më pas për ta çuar ndeshjen në barazim.

Ritëm i çmendur në fushën e lojës por pak raste ndërsa në pjesën e dytë Saka bëri që në Londrën veriore të shpërthente festa që zgjati shumë pak sepse Martinez barazoi shifrat po 6 minuta më vonë.

Spektakël në fushë dhe ovacione në shkallët e stadiumit për një ndeshje ku lojtarët e të dyja skuadrave nuk pushuan për asnjë moment.

Arsenal dhe Manchester United luftuan deri në fund por ishin “topçinjtë” ata që nuk e hoqën këmbën nga gazi duke iu afruar disa herë golit dhe kjo këmbëngulje u dha të drejtë për të rrëmbyer një fitore shumë të rëndësishme.

Fitore që e rikthen në 5 pikë diferencën mes skuadrës londineze dhe kampionëve në fuqi të Manchester City ndërsa United mbetet në 11 pikë larg në vendin e tretë.

 

EMISIONET