VIDEO/ Halaand “kanibal”, tre gola për të “ngrënë” edhe ujqërit
Manchester City lukujdon Wolverhampton me tripletën e të zakonshmit Erling Halaand. 25 gola në 20 ndeshje të Premier League, më mirë se çdokush tjetër në historinë e futbollit britanik, norvegjezi po lë një shenjë të thellë në këtë sezon, të parin me fanellën e bardhekaltërve.
Në ndeshjen kur City duhej të bënte detyrën, nuk ndodhi ndryshe teksa shtatlarti i sulmit të skuadrës së Guardiolës e ndali tre herë topin në fundin e rrjetës.
Në total ai numëron plot 26 gola në të gjitha kompeticionet me fanellën e klubit ishullor, ndërsa ky është tregolëshi i katërt i sezonit për ish-sulmuesin e Borussia Dortmund.