VIDEO/ PSG fiton në Londër dhe është me një këmbë drejt finales, zhgënjim për Arsenalin

VIDEO/ PSG fiton në Londër dhe është me një

U luajt sonte në “Emirates”, akti i parë i gjysmëfinales së Champions League mes Arsenal-it dhe PSG-së, ku kampionët francës fituan me rezultatin 0-1.

Goli i vetëm i këtij takimi u realizua nga Dembele që në fillimin e takimit.

Një kundërsulm i shpejtë i francezëve në minutën e 4-t, aty ku Kvaratskhelia asiston bukur për Ousmane Dembele, i cili e dërgon topin në rrjetë më një goditje shumë të bukur.

Gjithashtu dhe “topçinjtë” arritën të shënonin me Mikel Merinon, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Arsenali provoi edhe shumë herë të tjera, por ishte për t’u vlerësuar dhe paraqitja e portierit Donnarumma.

PSG arrin të marrë një fitore që e çon me një “këmbë” drejt finales. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën që vjen më 7 maj në Paris.

EMISIONET