VIDEO/ Përplasja me dhinë në Vlorë, flet çiklisti protagonist i Xhiros së Italisë: Polici u mundua t’i mbante, por…

VIDEO/ Përplasja me dhinë në Vlorë, flet çiklisti

Xhiro e Italisë mbylli dje etapën e tretë dhe të fundit në Shqipëri.

Çiklistët garuan në Vlorë ku një episod gazmor, që nuk solli incidente, u regjistrua.

Një dhi i ndërpreu rrugën disa çiklistëve, për t’u përplasur më pas me Dion Smith.

32-vjeçari e menaxhoi si duhet situatën, ndërsa e komentoi pas përfundimit të garës.

“Nuk kisha shumë kohë për të menduar.

Mund ta shikoja, 10 sekonda përpara, polici që u mundua t’i mbante të gjithë, dhe më pas një ose dy po kalonin.

Nuk e dija në cilën anë do kalonte. Isha me fat që qëndrova pa rënë. Nuk e dija në cilën anë do të shkonte, çdokush tjetër shkoi majtas, ndërsa unë zgjodha djathtas.

Në fund shkoi mirë”, u shpreh çiklisti i Zelandës së Re.

VIDEO:

https://streamin.one/v/f1c4cee0

EMISIONET