VIDEO/ Messi mostruoz në ndeshjen e parë sezonale. Dy gola dhe asist nga “pleshti”

 

VIDEO/ Messi mostruoz në ndeshjen e parë sezonale. Dy gola dhe asist

Lionel Messi rkthehet të bëjë Lionel Messin. Dy gola dhe një asist në suksesin e ndeshjes së parë sezonale në Ligue 1 për fituesin e 7 Topave të Artë që në transfertën e Clermont mori përsipër përgjegjësinë për t’u bërë lider i PSG.

Kampionët e Francës shkatërruan ekipin kundërshtar me rezultatin 5-0 ku Messi dhuroi fillimisht një asist për Neymar ndërsa më pas Hakimi dhe Marquinhos trefishuan shifrat. Brenda 10 minutave të fundit “pleshti” shënoi dy herë për të sigluar suksesin e thellë të parizienëve.

Goli i pestë i ndeshjes është një kryvepër nga ana e argjentinasit që me roveshatë shtang mbriojtjen kundërshtare.

Pas paraqitjes spektakolare në Superkupë, argjentinasi konfirmohet në formë optimale dhe duket se ka ndezur motorrët për Kupën e Botës 2022.

 

 

EMISIONET