Asllani me minuta të plota ndaj Villarreal, mesfushori nuk lë shenjë në sfidën miqësore

Asllani me minuta të plota ndaj Villarreal, mesfushori nuk lë

Minutazh i plotë por një ndeshje me ditëhije për Kristjan Asllanin në miqësoren e fundit të verës përpara startit të Serie A.

Asllani me minuta të plota ndaj Villarreal, mesfushori nuk lë

Mesfushori i Kombëtare përfitoi nga ndalesa e papritur e Brozovic për shkak të një dëmtimi në minutat e fundit, duke zbritur titullar në fushë për miqësoren me Villarreal, duke konfirmuar faktin se do të jetë pikërisht ai njeriu i parë që do t’i japë një dorë mesfushës kur t’ia kërkojë Simone Inzahgi.

Interi u mund me rezultatin 2-4 dhe 19-vjeçari kuqezi, ashtu si e gjithë skuadra zikaltër tregoi mungesë përqëndrimi dhe dëshire për të bërë më shumë në një ndeshje të dobët.

Asllani u tregua i pavëmendshëm në rastin e golit të dytë të Villarreal me autor Coquellin ku gaboi në rinisjen e aksionit. Në formacionin 3-5-2 të Inzaghit, Asllani kishte detyrën e organizimit të mesfushës duke u vendosur në pozicionin e tij të preferuar, përpara mbrojtjes.

EMISIONET