VIDEO/ Çmenduri në Milano, Barcelona rikthehet në lojë, barazohet gjithçka “San Siro”

Barcelona rihap gjysmëfinalen ndaj Interit teksa ka shkurtuar në 2-1 shifrat.
Interi ka shënuar golin e avantazhit përballë Barcelonës në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League.
Zikaltrit të cilët prej minutash po këmbëngulnin me disa aksione radhazi ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës në minutën e 21-të me anë të Lautaro Martinez.
Interi fiton topin në mesfushën kundërshtare, Dumfris niset në zonë dhe pason për Lautaro Martinez i cili çon topin në rrjetë.
Minuta fantastike për italianët të cilët hedhin një hap drejt finales së madhe.
Dhe në minutën e fundit të pjesës së parë do të ishte sërish Martinez protagonist, i cili fitoi një 11-metërsh.
Topin e merr i zakonshmi Hakan Calhanoglu, i cili tregohet i saktë dhe shënon golin e dytë për Interin.
Pjesa e parë mbyllet 2-0 për zikaltrit.
Por me rikthimin në fushë katalanasit do të baarazonin gjithçka brenda 10 minutash.
Pjesa e dytë në “San Siro” nisi shumë vrullshëm, me katalanasit kanë ngushtuar shifrat me golin e shënuar nga Eric Garcia në minutën e 53-të.
Një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes zikaltër, bën që Barcelona të shënojë dhe të rihapë takimin.
Pak minuta më pas Barcelona pati një tjetër mundësi të artë me Garcian por Sommer bëri mrekullinë duke shmangur golin e dytë.

