VIDEO/ Zikaltrit nuk mbahen në “San Siro”, Interi dyfishon ndaj Barcelonës

VIDEO/ Zikaltrit nuk mbahen në “San Siro”, Interi dyfishon ndaj

Interi ka shënuar golin e avantazhit përballë Barcelonës në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League.

Zikaltrit të cilët prej minutash po këmbëngulnin me disa aksione radhazi ia dolën të gjenin rrugën e rrjetës në minutën e 21-të me anë të Lautaro Martinez.

Interi fiton topin në mesfushën kundërshtare, Dumfris niset në zonë dhe pason për Lautaro Martinez i cili çon topin në rrjetë.


Minuta fantastike për italianët të cilët hedhin një hap drejt finales së madhe.

Dhe në minutën e fundit të pjesës së parë do të ishte sërish Martinez protagonist, i cili fitoi një 11-metërsh.

Topin e merr i zakonshmi Hakan Calhanoglu, i cili tregohet i saktë dhe shënon golin e dytë për Interin.

Pjesa e parë mbyllet 2-0 për zikaltrit.

EMISIONET