VIDEO/ Megi Doçi realizon supergol me roveshatë: Kush nga djemtë e Superligës e shënon më mirë se unë?

VIDEO/ Megi Doçi realizon supergol me roveshatë: Kush nga

Megi Doçi vijon të jetë e papërmbajtshme në futbollin e femrave në Shqipëri.

Futbollistja e Vllaznisë ka bërë detyrën edhe në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë ku kuqeblutë fituan me rezultatin 10-0.

Tetë nga dhjetë golat e Vllaznisë i shënojë matjania, e cila nuk ka të ngopur nga java në javë.

Por në mesin e këtyre tetë golave është regjistruar edhe një perlë e sulmueses së Vllaznisë, e cila e ka realizuar me roveshatë nga një distancë 17-18 metra.

Me këtë gol Doçi ka hedhur dorashkën duke sfiduar edhe meshkujt e Superiores.

Ka qenë vetë lojtarja që e ka ndarë supergolin me dashamirësit e futbollit, përmes një video të postuar në profilin e saj në rrjetet sociale.

Megi Doçi e ka shoqëruar videon me një koment sfidues për futbollistët e Kategorisë Superiore.

“Kush nga djemtë në Superilgë e realizon më mirë se unë…”. Kjo është pyetja sfiduese e golashënueses më të mirë të Vllaznisë dhe Kategorisë Superiore për femra në Shqipëri.

EMISIONET