VIDEO/ Manchester City zhyt Bournemouth dhe i përgjigjet Arsenalit me një fitore karakteri

Manchester City nuk vonon në përgjigjen ndaj Arsenalit. Skuadra e Pep Guardiolës shkatërroi në transfertë Bournemouth me rezultatin 4-1.
Ndeshja mori drejtim nga sulmuesit dhe cilësia e skuadrës mike që reagoi pas dy ndeshjeve pa fitore. Julian Alvarez nisi sfidën me një gol dhe më pas i përhershmi Erling Halaand u zhbllokua pasi po kalon edhe ai një moment jo shumë pozitiv.
Phil Foden dhe një autogol në pjesën e dytë sigluan suksesin e thellë të të besuarve të trajnerit katalanas që rikthehen në -2 nga Arsenali që duhet të luajë një ndeshje tjetër për t’u barazuar me bardhekaltërit.

