VIDEO/ Inter me “zemër në dorë”, zikaltërit triumfojnë në fymën e fundit, asnjë minutë për Asllanin

VIDEO/ Inter me “zemër në dorë”, zikaltërit

Inter e nis me drithërima dhe një gol në sekondat e fundit sezonin e ri të Serie A. Fitore që erdhi nga koka e Dumfries në goditjen e këndit që do të mbyllte ndeshjen e transfertës së Lecces ku zikaltërit triumfuan 2-1.

Ndeshja nisi menjëherë me golin e Romelu Lukakut pas vetëm 80 sekondave lojë. Takim që u mendua se u fut në shinat e duhura për të besuarit e Inzaghit i cili nuk i besoi asnjë minutë talentit shqiptar Kristjan Asllani. Me kalimin e minutave, Interi e humbi përqëndrimin dhe forcën duke mos gjetur golin e sigurisë ndërsa pas rikthimit në fushën e lolës, puljezët interpretuan në mënyrë perfekte një kundërsulm duke barazuar.

VIDEO/ Inter me “zemër në dorë”, zikaltërit

Me 40 minuta ende për t’u luajtur Inzaghi nuk i ra këmbanës së alarmit por as Lukaku dhe as Lautaro e më pas Dzeko nuk arritën të shënonin një gol tjetër edhe pse në 15 minutat e fundit Interi dha gjithçka përveç finalizimit me prekjen e fundit.

Për të fshirë gabimet e treshes së sulmit mendoi mbrojtësi holandez që shtyu në rrjetë topin e golit të fitores.

VIDEO/ Inter me “zemër në dorë”, zikaltërit

Fitore me vuajtje që reflekton mungesën e një identiteti të qartë për Interin që mjaftohet me 3 pikët.  

EMISIONET