VIDEO/ Barazim pa gola për Barcelonën, në Katalonjë ka zhgënjim në debutim

VIDEO/ Barazim pa gola për Barcelonën, në Katalonjë ka

Dështim katalanas në startin e La Ligas. Pavarësisht blerjeve të reja dhe një skuadre pjesërisht të rinovuar e me Lewandowskin në majën e sulmit, skuadra e Xavit nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në “Camp Nou”.

90 minuta zhgënjyese edhe pse katalanasit dominuan në pjesën më të madhe të ndeshjes por për fat të keq pa e gjetur rrugën e rrjetës. Dembele dhe Raphinha nga krahët e sulmit nuk mjaftuan për polakun me numrin 9 ndërsa në mesfushë Busquets e mbylli ndeshjen me dy të verdhë.

Paraqitje e mirë në fazën mbrojtëse që nuk pati shumë punë ndërsa blerja më e re, Christensen debutoi me fanellën blaugrana ashtu si edhe Frenck Kessie qe hyri në fushën e lojës në minutën e 72. Pak minuta edhe për De Jong që mendon largimin nga Spanja me destinacion Anglinë.

Rezultatet e tjera të ditës së sotme në La Liga;

Celta Vigo - Espanyol 0-0

Real Valadollid – Villarreal 0-3

EMISIONET