Video/ Hamilton hedh në lumë fizioterapisten e skuadrës për të festuar rikthimin në podium
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Qershor 2022, 22:32
Lewis Hamilton siguroi për herë të parë këtë sezon një vend në podium dhe ky është një moment që sigurisht duhet festuar.
8 herë kampioni i botës që po has vështirësi të mëdha me makinën Mercedes për shkak të ndryshimit të rregullores, nuk arrin të tregojë talentin e tij dhe të vendosë gjithashtu një rekord historik me 9 tituj por humori vazhdon ta mbajë në lojë.
Shikoni se çfarë i bën ai fizioterapistes së ekipit Mercedes GP, Angela, menjëherë pas përfundimit të garës së Montrealit ku u ngjit në vendin e tretë.