Bugatti i Cristiano Ronaldos përfshihet në aksident (Fotot)

Bugatti i Cristiano Ronaldos përfshihet në aksident (Fotot)

Lajme të këqija për Crstiano Ronaldon, aktualisht në Mallorca bashkë me familjen e tij të madhe për të kaluar disa ditë pushime. Një nga makinat e tij e markës Bugatti Veyron është përfshirë në një aksident në afërsi të Mallorcas duke pësuar dëme të konsiderueshme.

Sipas tabloidit “Ultima Hora”, makina është përplasur me barrierat mbrojtëse të një lokali për arsye ende të panjohura. Makina me 1200 kuaj/fuqi që kalon në 100 km/h për 2.8 sec, arrin deri në 400 km/h, u dëmtua kryesisht në pjesën e pasme.

Bugatti i Cristiano Ronaldos përfshihet në aksident (Fotot)

Dëme janë shkaktuar edhe në një depozitë butani që u godit nga makina ndërsa nuk dihet nëse Ronaldo ishte në timonin e makinës edhe pse mediat bëjnë me dije që ishte një punonjës i familjes ai që shkaktoi aksidentin.

Bugatti i Cristiano Ronaldos përfshihet në aksident (Fotot)

Nëse është vërtet kështu, atëherë ndoshta ai duhet të punojë pa të drejtë page për pjesën e mbetur të jetës pasi vlera e makinës shkon deri në 2 milionë euro.

Bugatti i Cristiano Ronaldos përfshihet në aksident (Fotot)

Policia ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes dhe shumë shpejt do të bëjë të ditur dinamikën dhe personat e përfshirë.

EMISIONET