VIDEO/ Fitoi “Topin e Artë” për herë të tetë, Inter Miami mirëpret si kampion Lionel Messin
Nga Franca në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Orët e fundit të Lionel Messi kanë qenë sa të ngjeshura, aq edhe fantastike.
Pasi fitoi “Topin e Artë” mbrëmë për herë të tetë në histori, sulmuesi argjentinas është bashkuar në stërvitje me skuadrën ku aktivizohet, Inter Miami në USA.
Siç shihet, lojtarët i kanë dhuruar një pritje fantastike shokut të tyre të skuadrës.
Nuk mungojnë përqafimet, buzëqeshjet, por edhe numri “8”, që tregon sa herë e ka fituar “pleshti” trofeun më të rëndësishëm individual. “Urime”, “Suksese”, apo “Je më i miri” ishin vetëm disa nga mesazhet drejtuar Lionel Messit.
Behind the scenes of Inter Miami teammates of Leo Messi celebrating his 8th Ballon d’Or pic.twitter.com/7JOoxtnAjz
— Leo Messi ???? Fan Club (@WeAreMessi) October 31, 2023