Egnatia përmbys Kukësin, rrogozhinasit mbajnë vendin e parë

Egnatia përmbys Kukësin, rrogozhinasit mbajnë vendin e parë

Egnatia ka arritur të fitojë me përbysje ndaj Kukësit, duke marrë tre pikët dhe duke mbajtur vendin e parë në rënditje. Të parët që kaluan në avantazh ishin verilindorët me La Torre që shënoi në minutën e 26-të.

Por 10 minuta më vonë, Fernando barazoi për rrogozhinasit. Në barazim 1-1 u mbyll pjesa e parë.

Me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, në minutën e 55-të ishte Spahiu që shënoi golin e dytë për Egnatian duke përmbysur kështu rezultatin.

Deri në fund të takimit nuk kishte më gola, me Egnatian që mori tre pikë dhe mban vendin e parë në rënditje.

EMISIONET