VIDEO/ Chelsea-Tottenham, gola, spektakël dhe shkëndija mes Tuchel e Contes

VIDEO/ Chelsea-Tottenham, gola, spektakël dhe shkëndija mes Tuchel e

Nuk vishet me blu derbi i parë sezonal i Londrës ku Chelsea dominon në lojë po jo në rezultat pasi Tottenham e arriti dy herë, të fundit në minutën e 96 me Harry Kane.  

100 minuta futboll spektakolar në “Stamford Bridge” ku Armando Broja nuk u preferua titullar nga Thomas Tuchel, i cili zgjodhi Kai Havertz për ta propozuar në formacion. Ishte Kalidou Koulibaly që i zhbllokoi ndeshjen ende pa mbushur 20 minuta me një gol manuali pas asistit të Cucurellas nga goditja e këndit.

Në pjesën e dytë, Tottenham arriti të barazonte me Hojbjerg por Rece James riktheu qetësinë në shtëpinë e bluve të Londrës ku Armando Broja u aktivizua vetëm disa minuta në fund të ndeshjes ku Kane nuk fali me një gol shumë të rëndë që nxehu edhe më shumë gjakrat në pankinat respektive ku Tuchel dhe Conte rrezikuan të përplaseshin edhe fizikisht ndërsa arbitri i nxorri nga fusha e lojës.

VIDEO/ Chelsea-Tottenham, gola, spektakël dhe shkëndija mes Tuchel e

Takimi tjetër mes Nottingham Forest dhe West Ham u mbyll me fitoren e bardhekuqve 1-0.

EMISIONET