Telashet e Manchester United, Ten Hag me “dorë të hekurt”, anulon ditën pushim

Telashet e Manchester United, Ten Hag me “dorë të hekurt”,

Humbja 4-0 nuk i kushton vetëm klubit por edhe lojtarëve të Manchester United. Një fillim të tillë skuadra e djajve nuk e regjistronte që prej një shekulli ndërsa ky start po rzulton një makth për trajnerin Ten Hag.

Për të dënuar në njëfarë mënyre lojtarët, trajneri holandez ka anuluar ditën e pushimit pas ndeshjes duke rikthyer menjëherë në stërvitje lojrarët. Sipas BBC, Ten Hag do të përdorë linjën e fortë me lojtarët.

Me ndeshjen kundër Liverpool që do të luhet në 22 gusht askush nuk e ka luksin e pushimeve në shtëpinë e United ku Ten Hag duhet të menaxhojë edhe krizën që po shkaktkon Cristiano Ronaldo.

Legjenda e United, Gary Nevill u ka këruar llogari publike drejtuesve të klubit ndërsa tifozët kërkojnë një ndryshim epokal nga familja Glazer. Probleme ka edhe në brendësi të skuadrës ku një pjesë e saj është e pakënaqur nga tekat e numrit 7.

 

EMISIONET