VIDEO/ 70 sportistë të rinj marrin pjesë në kampionatin e ping-pongut në Gjirokastër

VIDEO/ 70 sportistë të rinj marrin pjesë në kampionatin e

Në Gjirokastër, për dy ditë radhazi, u zhvillua Kampionati Kombëtar i Pingpongut për moshat 15 dhe 19 vjeç.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau pamje nga ky kampionat teksa u shpreh se  “kampionati kombëtar i të rinjve në ping pong u zhvillua në Pallatin e Sportit të rilindur të Gjirokastrës”.

Ky event sportiv tërhoqi rreth 70 sportistë nga ekipe të ndryshme, përfshirë klubet sportive Tirana, Teuta, Elbasani, Berati, Përmeti dhe shumë të tjerë.

Pjesëmarrësit vlerësuan organizimin e aktiviteteve dhe rëndësinë e ripërtëritjes së traditës së sportit të pingpongut.

Tonin Binoshi, Sekretar i Federatës së Pingpongut, shprehu se ky ishte një hap i rëndësishëm për sportin në qytetin e Gjirokastrës.

“Për herë të parë organizojmë në Gjirokastër Kampionatin Kombëtar të moshave U-15 dhe U-19, nga të cilët do të dalin lojtarët më të mirë që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në aktivitetet e Ballkanit.

Gjirokastra ka pasur traditë në pingpong vitet e para, por sot shohim se nuk ka ekipe për këto grupe moshe. Ky event është edhe një formë sensibilizimi për të ftuar moshat e reja dhe rinovuar interesin për pingpongun”, tha ai

Në të njëjtën kohë, Gjirokastra po shndërrohet në një qendër për organizimin e eventeve kombëtare dhe ndërkombëtare, jo vetëm për pingpong, por edhe për sporte të tjera si bodybuilding dhe kick-boxing.

EMISIONET