Uzunin nuk e ndal askush, bomberi i Kombëtares shënon golin e 20 në Segunda Division (VIDEO)

Uzunin nuk e ndal askush, bomberi i Kombëtares shënon golin e 20

Sërish ai, Myrto Uzuni, në Granada po bëhet një legjendë sepse nuk di të ndalet më. Bomberi kuqezi do të vijë në një moment super për trajnerin Sylvinho pasi shënoi për të pestën javë rresht një tjetër gol.

Në minutën e 30 të ndeshjes Albacete-Granada, sulmuesi me origjinë nga Berati tundi rrjetën për ekipin bardhekuq që falë ndihmës së tij ka fituar shumë terren në kategorinë inferiore të futbollit spoanjoll dhe tashmë është një nga kandidatet për t’u rikthyer në La Liga.

Granada e fitoi ndeshjen në transfertë 2-1 dhe tashmë është vetëm 1 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Las Palmas.

EMISIONET