Sulmuesi Fadairo firmos me Partizanin

Sulmuesi Fadairo firmos me Partizanin

Partizani përforcon sulmin. Klubi kryeqytetas bën të ditur në një njoftim për mediet se ka nënshkruar me sulmuesin David Fadairo.

25-vjeçari ka firmosur kontratë për një vit e gjysmë, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

“FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me David Fadairo. Sulmuesi 25-vjeçar i bashkohet të kuqve pas aventurës gjatë këtij sezoni me Teutën, skuadër me të cilën u aktivizua 20 ndeshje në kampionat dhe Kupë. Fadairo pritet të sjellë më shumë cilësi dhe konkurrencë në repartin ofensiv”, përfundon njoftimi i klubit.

EMISIONET