UEFA E bën të qartë për Juventusin, vjen kërcënimi për pezullimin nga Europa
Nuk ka rrugë të mesme, Juventusi duhet të tërhiqet nga projekti për krijimin e Superligës, në të kundërt do të përballet me vendimin ndëshkues të UEFA-s që parashikon përjashtimin e klubit për disa vite nga kompeticionet ndërkombëtare.
Drejtuesit e institucionit me qëndër në Nyon janë të habitur edhe me sjelljen e presidentit të ri të Juventusit, i cili nuk ka bërë hap pas në lidhje me projektin e ideuar nga Agnelli dhe Perez, të cilët kundërshtuan monopolin e UEFA-s por tashmë kanë ardhur kohë të tjera dhe klubi bardhezi nuk gëzon më pozita të forta për shkak të çështjeve të skandalit të plusvalencave dhe pagave të fshehta.
Një hap pas duket se e ka bërë Barcelona pasi presidenti Joan Laporta është takuar në prill me Ceferin për të ulur tonet dhe madje ai ka premtuar se do të dalë nga projekti i Superligës e tashmë është radha e Juventusit, në të kundërt, UEFA ka në dorë një dosje të plotë me letrat e çështje Prisma që mund ta fundosë klubin bardhezi.