Bellingham përshëndet Dortmundin, do të shkojë në Madrid për 100 milionë euro
Jude Bellingham e ka marrë vendimin dhe ai nuk lidhet aspak me rikthimin në vendlindje. Sulmuesi i Borussia Dortmund u ka bërë me dije drejtuesve të klubit gjerman se do të trasferohet në Madrid te Reali që po e kërkon me ngulm prej shumë kohësh.
Lojtari ka bërë me dije se dëshiron të fitojë me çdo kusht ndeshjen e titullit me Mainz dhe më pas do të mendojë për të ardhmen larg “Signal Iduna Park”. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit madrilenë kanë vizituar Dortmundin gjatë ditëve të kaluara ku kanë premtuar se do të paguajnë 100 milionë euro të arritshme me bonuse për të transferuar anglezin në “Santiago Bernabeu”.
Në këtë mënyrë do të fitojë vullneti i lojtarit i cili ka shprehur dëshirën për të vazhduar karrierën në La Liga dhe jo në Premier League me Chelsea, Man. United, Man. City apo Liverpool.