Tufa: Të isha Reja nuk do të zgjidhja kombëtaren e Spanjës, do të provojë lojtarët e rinj

Në Ora Sport në RTV Ora nga Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani, Bashkim Tufa, gazetar u shpreh se po të ishte ai Reja nuk do të zgjidhte Spanjën.
Ai tha se Spanja na ka zgjedhur ne si Kombëtare, pasi do të provojë të rinjtë në skuadrën e tyre, gjë të cilën sipas tij nuk mund ta bëjë Shqipëria.
Tufa: Ne kemi ndeshjen e parë miqësore me Spanjën. Të isha unë Reja nuk do të zgjidhja Spanjën. Kam përshtypjen se Spanja na ka zgjedhur ne, një skuadër poshtë saj për të provuar nivelin e lojtarëve të rinj. Nuk mund të fusësh djem të rinj në këtë ndeshje. Spanja do të ketë shumë të rinj, ndërsa ne nuk i luajmë dot.


