Riza: FSHF-ja zhvilloi zgjedhje që nuk patën asnjë kontestim

Në Ora Sport në RTV Ora nga Altin Sulçe dhe Dorisa Keçani, Florian Riza, përgjegjës për futbollin e femrave në FSHF tha se ky organizëm zhvilloi zgjedhje të lira.

Sipas tij, Armand Duka nuk ka asnjë lidhje me shoqatën rajonale të Tiranës.

Riza: FSHF-ja zhvilloi zgjedhjet e saj. Këto zgjedhje nuk patën asnjë kontestim nga ata që janë pjesëmarrës direkt. Ne veprojmë sipas ligjeve të FSHF-së dhe bëjmë zgjedhje me anëtarët që kanë të drejta të plota.

Duka nuk ka asnjë lidhje me shoqatën rajonale të Tiranës. Nëse ka një fakt që e ndërlikon situatën le të vijë dikush dhe të bëjë publik një fakt.

EMISIONET