Transferimi në Miami, ja sa miliona humbet Messi krahasuar me CR7
Lionel Messi bëri një zgjedhje për familjen e tij pasi refuzoi 300 milionë dollarë në sezon te Al Hilal duke zgjedhir Inter Miami ku do të përfitojë shumë më pak.
Në garën e arkëtimeve, rivali i tij Cristiano Ronaldo do të jetë dukshëm në avantazh me 200 milionë të fituara në sezon por gjithsesi, “pleshti” nuk do të vuajë aspak për para.
Në dy sezone e gjysmë ai do të arkëtojë vetëm nga paga 150 milionë që nëse llogariten në bazë japove janë 100 mijë ose 100 dollarë për minutë ose 1.7 dollarë për sekondë.
Nëse bëjmë një krahasim me Ronaldon, luzitani arkëton rrethe 6 dollarë në sekondë ose 350 në minutë.
Gjithsesi, CR7 nuk duhet ta bëjë gjumin shumë të qetë pasi kontratat e Messit me Apple, MLS dhe Adidas do t’i rrisin ndjeshëm të ardhurat e numrit 10 që mund të rivalizojë disi Ronaldon, i cili në fund të kontratës me Al Nassr do të ketë arkëtuar plot 500 milionë dollarë vetëm nga paga.