Trajneri kampion Europe kundërshtar i Shqipërisë në mars

Trajneri kampion Europe kundërshtar i Shqipërisë në mars

Fernando Santos nuk ngelet pa punë. Nga Cristiano Ronaldo te Robert Lewandowski, trajneri portugez që la kombëtaren luzitane pas Kupës së Botës, emërohet në krye të stolit të Polonisë. 

Në 27 mars, Shqipëria sfidon Poloninë në transfertë dhe përballë porrugezit do të jetë një brazilian, Sylvinho që u emërua pak javë më parë në stolin kuqezi. 

Trajneri kampion Europe kundërshtar i Shqipërisë në mars

Santos do ta drejtojë Poloninë deri në vitin 2026 në përfundim të Kupës së Botës. Ai bëhet i treti trajner jo polak pas Benhakker dhe Sousa. Në prezantimin zyrtar ai zbuloi objektivin kryesor që sipas Santos është kualifikimi në Kupën e Europës.

“Duke nisur që nga sot, unë jam njëri prej jush”, shtoi 68-vjeçari që në 8 vite me Portugalisnë fitoi Kupën e Europës në vitin 2016 dhe Nations League 2019.

EMISIONET