Trajneri i ri, emër i “vjetër”, Kastrioti rikthen trajnerin që u largua pak javë më parë

Trajneri i ri, emër i “vjetër”, Kastrioti rikthen
Ndryshon sërish drejtim Kastrioti që pas largimit të Ardian Memës, rikthen në stol trajnerin Emiljano Çela, i cili finalizoi një sezon të sukseshëm por nuk arriti të bënte mirë ne pjesën e parë.

Mema që e mori drejtimin e skuadrës në mesin e muajt dhjetor, u largua sot dhe lajmin e konfirmoi vetë klubi krutan që nuk vonoi për të prezantuar përpara lojtarëve Çelën.

Momentalisht Kastrioti mban vendin e fundit në klasifikimin e Kategorisë Superiore me 20 pikë, 5 më pak se vija ndarëse e zonës së ftohtë. Ndeshjen e radhës Kastrioti do ta luajë në Kamëz kundër Tiranës të dielën në orën 13:00.

EMISIONET