Toronto dhe Los Angelos ndezin festën e Botërorit 2026, parada e yjeve në ceremonitë hapëse

Pas ceremonisë tradicionale në stadiumin legjendar Estadio Azteca, aktivitetet hapëse të Kupës së Botës 2026 janë zhvendosur në dy prej arenave më moderne të Amerikës së Veriut, ku Toronto dhe Los Anxhelosi kanë ofruar spektakle madhështore me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.
Në Kanada, ceremonia është zhvilluar në BMO Field, ku artistët kryesorë kanë qenë Alanis Morissette dhe Michael Bublé. Në skenë janë ngjitur gjithashtu Alessia Cara, Elyanna, Jessie Reyez, Nora Fatehi, Sanjoy, Vegedream dhe William Prince.
Organizatorët e ndërtuan shfaqjen rreth identitetit kanadez, duke vendosur në qendër artin e mozaikut, një element karakteristik i kulturës vendase. Në të njëjtën kohë, ceremonia u lidh simbolikisht me aktivitetet e zhvilluara në Meksikë dhe SHBA, për të theksuar multikulturalizmin që karakterizon Kanadanë.
Ndërkohë, në Los Anxhelos, ceremonia përmbyllëse e festimeve hapëse u zhvillua në SoFi Stadium. Vëmendja kryesore ishte përqendruar te Katy Perry, e cila performoi së bashku me reperin Future.
Në skenën kaliforniane performuan gjithashtu Anitta, Blackpink, Rema dhe Tyla, e cila u rikthye në skenat e Botërorit pasi kishte marrë pjesë edhe në ceremoninë e zhvilluar në Meksikë.
Me përfundimin e festimeve në Toronto dhe Los Anxhelos, Kupa e Botës 2026 hyn tashmë në fazën e saj më të rëndësishme, ku vëmendja do të zhvendoset plotësisht te ndeshjet dhe spektakli i futbollit në fushë.


