Tokyo 2020 kushtoi sa dy herë buxheti vjetor i Shqipërisë

Tokyo 2020 kushtoi sa dy herë buxheti vjetor i Shqipërisë

Dy herë sa buxheti vjetor i Republikës së Shqipërisë dhe dyfishi i parashikimit fillestar. 10 miliardë euro ka kushtuar organizimi i olimpiadës verore Tokyo 2020.

Shifrat u publikuan në përfundim të mbledhjes së Komitetit Organizator që bën me dije se ky ishte një sforcim shumë i madh ekonomik duke llogaritur faktin që të gjitha evenimentet u organizuan pa tifozë për shkak të pandemisë.

Projekti fillestar i miratuar në vitin 2013 nga komiteti organizator parashikonte shpenzimin e rreth 5.1 miliardë eurove, çka do të thotë se për organizimin e evenimentit më të madh sportiv të planetit, u shpenzua dy herë më shumë përtej parashikimit fillestar.  

Tolyo 2020 ishte olimpiada e rekordeve pasi në të morën pjesën 11.420 atletë dhe 4.403 në lojrat paralimpike. Mungesa e spektatorëve dhe turistëve e rëndoi shumë situatën për Japoninë që gjithsesi e përballoi me sukses organizimin.

EMISIONET