Sadio Mane kthen faqe: Bayerni i Mynihut, një projekt që më bindi menjëherë

Sadio Mane kthen faqe: Bayerni i Mynihut, një projekt që më bindi

Nuk e mendoi dy herë Sadio Mane transferimin te Bayerni i Mynihut. Pasi mbërriti në Bavari për vizitat mjekësore, sulmuesi senegalez që u largua nga Liverpool, thotë fjalët e para me fanellën e Bayernit.

“Kur agjenti më tha për herë të parë për interesimin e Bayernit isha shumë i emocionuar. I thashë vetes se ishte rruga e duhur pasi bëhet fjalë për një nga klubet më të mëdha të planetit dhe lufton çdo sezon për tituj. Për mua ishte destinacioni i duhur dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen më të zgjuar. Kur Bayerni më tregoi projektin, m’u duk i duhuri dhe ai që i afrohet më shumë idesë time për të ardhmen”.

Sadio Mane kthen faqe: Bayerni i Mynihut, një projekt që më bindi

Mane u transferua te Liverpool në vitin 2016 pasi shkëlqeu në Premier me fanellën e Southampton ndërsa në Bavari do të përfitojë rreth 300 mijë euro në javë.

“Nuk dua të fokusohem aspak në zërat që më krahasojnë me Lewandowskin por te puna që dua të bëj këtu për të fituar sa më shumë me Bayernin”.

EMISIONET