Tjetër goditje nga Marotta, portieri i ri i Interit ka firmosur për 5 sezone

Tjetër goditje nga Marotta, portieri i ri i Interit ka firmosur për 5

Me të nisur Janari, tashmë drejtuesit e të gjitha skuadrave nisin punën për afrimin e lojtarëve mundësisht me parametër zero për sezonin e ardhshëm. Beppe Marotta, administratori i deleguar i Interit ka treguar se ka pak rivalë në rolin e tij dhe sot konfirmohet se ka bërë goditjen e radhës pa shpenzuar asnjë cent për të blerë kartonin e lojtarit.

Bëhet fjalë për portierin Andre Onana, gardianin e Ajaxit që për të ishte bërë një radhë e madhe për ta marrë me parametër zero por Marotta u ka paraprirë të gjithëve duke konfirmuar akordin 5-vjeçar me lojtarin.

Zyrtarizimi mund të bëhet në ditët e ardhshme pasi Onana është i lire të njoftojë të ardhmen e tij por ndoshta për të mos ndikuar te Ajaxi e gjithashtu te Handanoviç, gjithçka mund të bëhet afër fundit të sezonit aktual.

Kujtojmë që për Onana ishin interesuar Barcelona, Lyoni dhe disa ekipe të tjera por që në fillim ishte Interi që ngulmoi edhe kur ai ishte ende i pezulluar për doping./Ora News/.

EMISIONET